Në seancën e Gjykatës së Posaçme, Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi të reja lidhur me vrasjen e Dorian Shkozës. Ai ka zbuluar se makinën që u përdor për ekzekutimin e Shkozës ia dha Florenc Çapja.

Sipas Dumanit, Florenci ia dorëzoi makinën Elio Bitrit, i cili e çoi atë tek bishti i Zhurit.

Dumani ka shtuar se makina ishte një Benz i errët, me xhama të lyer me spraj, dhe se ai ishte njoftuar nga Florenci pas djegies së makinës, duke e konfirmuar ngjarjen.

Florenci, sipas Dumanit, kishte menduar se ai do të godiste në një vend tjetër, por ngjarja ka ndodhur ndryshe.

Pjesë nga dëshmia:

Avokatja: A ka qëndruar ndonjëherë Elio Bitri tek shtëpia jote?

Nuredin Dumani: Po ka qëndruar. Pasi i dhashë 35 mijë euro Bitrit edhe ai bleu një SKY.

Avokatja: Je takuar me Bitrin para vrasjes së Andi Zylyfit.

Nuredin Dumani: Po, jam takuar.

Avokatja: A i ke treguar Alibeajt, që do të ishte Elio Bitri gjuajtës tek vrasja e Dorian Shkozës.

Nuredin Dumani: Po, i kam thënë.

Avokatja: A të ka takuar Elio Bitri me Erion Alibeaj?

Nuredin Dumani: Elio më ka takuar fillimisht me Arjan Spahinë. Arjani më ka çuar tek Erioni.

Avokatja: A ke patur qëllim të vrasësh Elio Bitrin?

Nuredin Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Ku e morët makinën që u përdor për vrasjen e Shkozës?

Nuredin Dumani: Makinën ma tha Florenc Capja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli tek bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një Benz i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj.

Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, dmth që do godisja andej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb