GJKKO prej shtatorit ka marrë në dorë dosjen e Luan Dacit, anëtarit të KPA dhe tashmë vijon procesi ndaj tij.

Ai akuzohet nga SPAK për falsifikim dokumentesh pasi ka fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në vitin 1997 dhe se me këtë veprim të paligjshëm ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e KPA.

Sot do të dëshmojnë përfaqësuesi i Avokatit të Popullit dhe ekspertë pikërisht për anëtarin e KPA. Ndërkohë kallëzuesit e tij janë pikërisht të shkarkuarit nga Vetting, Besnik Cani, Antoneta Sevdari, Ervin Metalla dhe Elsion Sadiku që denoncuan rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb