Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është ndjerë keq gjatë seancës së sotme gjyqësore dhe është larguar nga salla e seancës për inceneratorin e Fierit për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Ai ka deklaruar se kishte ardhur për respekt të gjykatës. “Erdha për respekt të gjykatës dhe për të thënë dy fjalë”, mësohet se ka thënë Koka.

Në seancën paraprake që zhvillohet sot për Inceneratorin e Fierit, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ndërkohë që më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po e gjykon çështjen e Elbasanit në seancë paraprake.

Për seancën paraprake për Inceneratorin e Fierit u paraqitën edhe Lefter Koka dhe Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre po paraqesin pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb