SERBI

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të flasë për të paktën dy orë në një sesion të posaçëm të Parlamentit të Serbisë për Kosovën, të planifikuar për nesër.


Mësohet se në fjalimin e tij, Vuçiç do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të këtyre dy popujve, ku edhe do të flasë për zgjidhje konkrete në të ardhmen.


Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ministrat dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç do të jenë pjesë e kësaj seance në Kuvendin e Serbisë.


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: