Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut është duke u diskutuar propozimi francez për rrugën integruese dhe zhbllokimin e ngërçit që fqinji lindor i Shqipërisë ka me Bullgarinë.

Gjatë punimeve të seancës plenare, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, i ka vënë flakën dosjes me përmbajtjen e këtij propozimit dhe është duartrokitur nga ana e kolegëve të tij opozitarë.

Ndërkohë, kolegu i tij Dragan Kovacki iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar”, dhe iu tha se nuk e meritojnë të quhen maqedonas.

Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.

Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet dhe njoftoi se do të diskutojnë sërish nesër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb