Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e radhës plenarë në Kuvendin e Shqipëria. Seanca pritet të nisë në orën 10:00

Ndërkohë në rend dite është parashikuar një interpelancë e thirrur nga deputeti Vangjel Dule me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu në rend dite është parashikuar edhe ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për ekstradimet.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 33, datë 14.12.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 9.12.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores) 3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Vangjel Dule. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 Rregullore Kuvendi)
  3. Seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit dhe Sportit kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 95 Rregullore Kuvendi)
  4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, mbi transferimin e personave të dënuar”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-ë të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje 2 Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
  6. Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21/1, pika 1 dhe neni 55 Rregullore Kuvendi) Koha e votimit
  7. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit” të ndryshuar””. (Neni 78 Kushtetutë, neni 21, pika 1 dhe neni 55 Rregullore Kuvendi) Koha e votimit 9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb