Sebastian Kurz, 31 vjeç, do të jetë udhëheqësi më i ri në botë pasi është kandidati më i votuar për kancelar të ardhshëm të Austrisë.

Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme në Austri.

Partia e Sebastian Kurz – ÖVP ka arritur të grumbullojë 30.2% të votave. Ai ndiqet nga partia aktuale në pushtet, SPO, e kancelarit aktual Christian Kern, e cila ka arritur 27.1%.

Edhe pse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, çdo gjë flet për Sebastian Kurz.

Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb