Me 37 vota pro nga 43 të mundshme, Armand Duka u rizgjodh në krye të FSHF-së. Duka fitoi në këtë mënyrë në mandat të 6-të për të drejtuar qeverinë e futbollit shqiptar. Në fjalën e tij pas u rizgjodh president i FSHF-së, Duka u shpreh:

“Jam vërtet i emocionuar dhe në të njëjtën kohë i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju, përveç votës e ka një vërejtje për mua. Por edhe ata që nuk janë në këtë sallë. Të gjitha këto vërejtje i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t’i dëgjoj, do të mundohemi t’i korrigjojmë gjatë këtij katërvjeçari.

Ndërkohë, vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje e ofendime. Ju siguroj se do t’i shmang ato me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë, do të dëshiroja që pas një periudhe të vështirë, të lëmë pas atë që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve. Bashkë me ju e ata që nuk janë në sallë, me të gjithë aktorët e faktorët e vendit, të derdhim energjitë pozitive për futbollin, lojën tonë të dashur.

Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: