Akademiku Artan Fuga nuk është dakort me rolin e opozitës në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi ajo ka qenë vetëm si e ftuar.

Sipas Fugës nuk ka kuptim që opozita apo dhe lideri i saj mos kenë vendimmarrje ndërkohë që Presidenti kishte marrë madje pëlqimin e palës tjetër për prezencën e tij.

Fuga thotë se si qytetar i devotshëm të gjitha duhet të kenë rolin e vetë dhe opozita shumë mirë propozimet mund t’i bënte nga jashtë dhe jo të merrte pjesë në mbledhje me një status inferior jo vendimmarrës teksa vendimet publikohen më pas me FB.

 

STATUSI I ARTAN FUGËS

Përse vetë – përkeqësohen statuset funksionale !
—————————

Si qytetar i thjeshtë e dhe devotshëm ndoqa intervistën e fundit të kryeministrit!

Më bëri përshtypje që tha, dhe duhet të jetë e vërtetë, se kryetari i partisë më të madhe opozitare, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare,paska qenë vetëm si i ftuar.

Madje kryetari i Këshillit, Presidenti i Republikës, e paska ftuar, duke marrë më parë si një lloj pëlqimi pjestarëve të tjerë, pra të qeverisë!

Nënkuptimi: Po të donte qeveria ai do të duhej të rrinte prapa derës!

Pra, përsëri theksohet se opozita atje ishte thjesht si e ftuar. Ky ishte faktikisht statusi i kryetarit të opozitës atje, asnjë të drejtë në vendimmarrje. Ti fol ne vendosim. E ka ligji!

Dakord, ashtu e ka! Atëhere do të doja si qytetar që gjërat të ndaheshin: Opozita të thoshte : Vazhdoni merrini vendimet tuaja në të mirë të vendit! Unë jam këtu jashtë dhe vëzhgoj, propozoj, ndërmarr në hapësirat që janë të miat, jo atje ku jam në shtëpinë e tjetrit!

Po përse duhet të merrte pjesë – pyes – me këtë status dytësor? Për të dhënë mendimet e tij? Dakord, por ato mund t’i jepte në forma dhe raste e plateforma të tjera fare mirë!

Duhen ndarë dinjitetet!

Vë re që ka një përkeqësim identitetesh zyrtare!

Cfarë kuptimi që vendimet zyrtare të qeverisë të njoftohen me Facebook? Sikur drejtuesi i ekzekutivit është thjesht vozitës rrjetesh sociale!

Cfarë kuptimi ka që të thuhet se Presidenti jep mendime për një amendim ligji para sesa ai ë kalojë në Kuvend? Ku është ndarja e pushteteve? A thua se është këshilltar i Kuvendit!

Cfarë kuptimi që opozita të shkojë si e ftuar, me status inferior në institucione ku ligja nuk i njeh asnjë të drejtë? A thua se kryetari i saj është konsultant të fuqishmish?

Për çfarë?

Unë si qytetar i devotshëm do të doja që secili të ishte në rolin e vet!

Nuk kuptoj, nuk kuptoj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb