Orges Shehi dhe Tirana e tij po zhvillojnë një sezon fantastik, vetëm matematika nuk i lejon të festojnë. Ndaj Dinamos siguruan fitoren e tretë në derbi, një tjetër trepikësh që i afron gjithnjë e më shumë me titullin. Pavarësisht këtij rrugëtimi , Shehi përpiqet të mbajë ekipin me këmbë në tokë:

“Kur vjen fundi, spektakli kalon në plan të dytë. Kishim informacion për mënyrën sesi do të luante Dinamo. Në ndeshje derbi janë episodet e rëndësishme. Të tre rezultatet janë të mundura. Më vjen mirë që Visar Bekaj po tregohet vendimtar për ne. Gabimet janë njerëzore, çdokush bën gabim, nga unë i pari. Mendoj se Seferi e meriton të jetë pjesë e përfaqësues, është në listë pritjeje. Të mos harrojmë që janë dy ndeshje miqësore. Në sfidat zyrtare mendoj se do të jetë pjesë e kombëtares.

Fjala titull? Kurrsesi nuk mund të themi që kemi dalë kampion, kur kjo nuk ka ndodhur. Nuk duam që skuadra të ulë ritmin, të futet në stres. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi kohë për të festuar.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: