Kandidati i LSI, Dr.Blenard Nonaj ka deklaruar se kërkesën për segmentin rrugor Skrapar-Korçë në TAP e ka bërë ish-kryebashkiaku i Bashkisë, Nesim Spahiu dhe jo Klosi.

Nonaj thotë se ish-kryebashkiaku i LSI u angazhua për ndërtimin e kësaj rruge, kurse Klosi i jep meritat vetes nga paniku i humbjes më 25 prill.

Ai thekson se LSI nuk mërzitet edhe nëse Klosi deklaron se ai bashkë me Ramën sollën personalisht TAP-in në Shqipëri, ndërkohë që atë e solli qeverisa e PD-LSI.

 

 

STATUSI NGA BLENARD NONAJ

Ministri Klosi, i cili do të mbahet mend gjatë si ministri i furgonave të miellit dhe makaronave, kishte nxituar të mburrej në media, se TAP ka konfirmuar ndërtimin e rrugës Qafë e Martes-Backë, e cila do të lidh Skraparin me Korçën.

Ne fakt i kujtojmë z.Klosi se ky nuk është as një lajm i ri, dhe as një arritje e re për të.

Kërkesën drejtuar TAP për ndërtimin e kësaj rruge e ka bërë ish-kryetari i Bashkisë se Skraparit, z.Nesim Spahiu, që në nisje të projektit TAP, ku z.Spahiu  u angazhua zyrtarisht dhe fuqishëm për ndërtimin e kësaj rruge.

Ne e kuptojmë panikun dhe gjendjen e vështirë politike dhe elektorale që Rilindja dhe Z.Klosi kanë në Qarkun e Beratit, ku i pret një humbje shumë e thellë në 25 Prill.

Dhe nuk mërzitemi nëse Klosi ja atribuon vetes meritat për ndërtimin e kësaj rruge.

Sigurisht nuk do të merzitemi edhe nese ai, do të deklaronte se TAP-in në Shqipëri e solli qeveria Rama dhe vetë Klosi personalisht, nderkohë që të gjjthë shqiptarët e dinë shumë mirë se ishte qeverisja PD-LSI ajo që mundësoi ardhjen e këtij projekti gjigand, që gjeneroi mijëra vende pune dhe miliona euro investime në Shqiperi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb