Analisti Neritan Sejamini në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se në 34 vjet Shqipëria nuk ka krijuar elitat e reja, jo vetëm në politikë, por edhe në të gjitha fushat.
Sejamini tha se përtej Sali Berishës dhe Edi Ramës, Shqipëria ka dështuar në krijimin e elitave me vizion perëndimor.
“Ka shqiptarë shumë të suksesshëm që nuk kanë ardhur këtu për të dhënë kontributin e tyre, për të dhënë atë vizionin e tyre Perëndimor”, tha Sejamini.
Ai tha se arritja e jashtëzakonshme e 8 dhjetorit 1990 ishte vendosja e pluralizimit politik. “U arrit brenda 3 ditësh dhe kjo është aaritja e madhe”, tha Sejamini.