Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një dalje publike për mediat ka bërë një bilanc të faktit sesi po ecën ekonomia shqiptare. Sejko vlerësoi se pavarësisht disa vështirësive, ekonomia shqiptare në tërësi ka trend pozitiv rritjeje.

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se pavarësisht vështirësive, rritja ekonomike ka trend pozitiv. Kjo bazohet në uljen e papunësisë dhe politikat e duhura të aplikuara në ekonomi. Ekonomia shqiptare po njeh rritje pozitive. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 2.3 për qind. Kredia në sektorin privat ka njohur rritje.

Tregjet financiare kanë pasur norma të ulëta financiare. Kanë rënë kreditë e këqija në rang vendi. Banka e Shqipërisë sheh rritje të ekonomisë në një kohë-zgjatje afat-mesëm. Normalizimi i politikës monetare pritet që të bëhet në mënyrë graduale.”, tha Sejko.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Bashës se çdo bankë e nivelit të dytë duhet të mendohet mirë para se të pranojë para nga projektet qeveritare të partneritetit publik – privat, pasi opozita dyshon se me këto projekte bëhen afera të mëdha korruptive.

“E kemi theksuar se ne si Bankë e Shqipërisë kemi bërë të gjitha kontrollet ndaj bankave të nivelit të dytë. Ne kemi vendosur rregullore për bankat e nivelit të dytë, si dhe ka rregullore edhe për të gjitha partneritetet mes shtetit dhe PPP. Lidhur me pastrimin e parasë, Banka e Shqipërisë ka rregulloren e saj. Edhe bankat vetë kanë ligje strikte për të parandaluar krime të tilla. BSH ka rolin e mbikëqyrjes. Ne si BSH do të mbikëqyrin vazhdimisht proceset, sikundër edhe institucionet që kanë këtë rol”, deklaroi Sejko.

Guvernatori Gent Sejko u shpreh se sa i takon lojërave të fatit, mbyllja e tyre ka pasur një efekt të vogël negativ në ekonomi. Sejko u shpreh se në lidhje me lojërat e fatit, ka probleme të natyrës më tepër informale.

“Kursi i këmbimit është shfaqur më efektiv se sezoni i kaluar. Euro vazhdon të jetë mbizotëruese ndaj lekut. Mbyllja e lojërave kanë pasur ndikim në rënie, e këtu kemi elementë edhe informalë, por gjithsesi ka ndikuar disi negativisht në ekonomi”, tha ai.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb