TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një deklaratë për mediat pohoi se sipas Institutit të Statistikave, inflacioni në vend ka pasur një rritje të lehtë.

Mes të tjerash Sejko tha se normat i interesit në lekë mbeten të ulëta, ndërkohë që kursi i këmbimit ka qenë i qëndrueshëm në 3 mujorin e parë.

Po ashtu guvernatori theksoi se është ulur raporti i kredive me probleme dhe se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet.
Sejko (1)
“Sipas INSTAT, rritje të lehtë të inflacionit në vend. Normat i interesit në lekë mbeten të ulëta. Kursi i këmbimit, i qëndrueshëm në 3 mujorin e parë. Ulet raporti i kredive me probleme. Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet. Inflacioni rritje të lehtë, ekonomia shqiptare do vijojë të rritet”, tha Sejko.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb