Me 100 vota të mazhorancës dhe të opozitës parlamenti votoi Gent Sejkos si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozimi për anëtarë i Gent Sejkos erdhi nga Bordi i Këshillit Mbikëqyrës i cili në mbledhjen e datës 22 Dhjetor 2021 propozoi emrin e Gent Sejkos si anëtar bordi dhe më pas ja dërgoi kuvendit për votim.

Zgjedhja e Gent Sejkos si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë i hap rrugë kandidimit të Gent Sejkos për t’u rizgjedhur edhe për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015 si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Por përveç Gent Sejkos Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dy vende të tjera vakante pas përfundimit të mandatit të dy anëtarëve Tonin Kola dhe Natasha Ahmetaj. Këto anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më herët komisioni i ekonomisë dëgjoi 17 kandidatët e vetë-ofruar. Dy pozicionet vakante duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për secilin kandidat. Deri më tani asnjë nga kandidatët nuk është zyrtarizuar si propozim i Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: