TIRANE – Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, më 14 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka publikuar axhendën e sekretarit John Kerry¬. Sipas njoftimit, Kerry do të udhëtojë në Mynih të Gjermanisë nga 10 shkurti deri më 14 shkurt, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

john-kerry-emaili

Në 14 shkurt, sekretari Kerry do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit, me të cilët do diskutojë për proceset integruese të Shqipërisë.

Takimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me krerët e shtetit shqiptar do të kenë në qendër edhe bashkëpunimin e ngushtë Shqipëri-SHBA.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: