Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.

Pompeo thotë se kjo marrëveshje do forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Por Pompeo i bën apel palëve që të kodifikojnë marrëveshjen e cila deri tani është një draft me 12 pika.

Duhet përmendur se marrëveshja u arrit pas ndërhyrjes së ndëkombëtarëve, me në krye ambasadën amerikane, madje negocimet vijuan dhe në rezidencën e SHBA në Tiranë teksa ajo duhet të miratohet në Kuvend.

 

”Një lajm tjetër nga Evropa: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.”- tha Pompeo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb