Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një takim të zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në lidhje me takimin, Gërvalla ka bërë me dije se është biseduar mbi sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ajo ka sthuar se biseda ka qenë shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt.

“Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë.

Sekretarin Blinken e falënderova jo vetëm për ftesën, por edhe për mbështetjen e pakrahasueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Sekretari Blinken gjatë kësaj bisede ritheksoi që Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Biden”, ka shkruar Gërvala në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: