Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane Clement Bonn, në konferencën për shtyp pas Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel , tha se në Sofje dhe Shkup shihet prezenca e vullnetit politik, ndërsa shtoi nuk mund të premtonte nëse bisedimet me Maqedoninë e Veriut do të mund të fillonin në qershor.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, gjithashtu ka deklaruar se palët po bëjnë përparim në negociatat bilaterale,, për të cilat Bonn tha se ka sinjale pozitive.

“Ka një angazhim serioz në Shkup dhe Sofje për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjes, por nuk mund të paragjykoj, mundem të konfirmoj vetëm sinjalet pozitive”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb