Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik me 2 dh 3 qershor do të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit të tyre dyditor do të realizojnë takim me kreun e shtetit.

Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsejtë 29 vende anëtare.

Pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia Veriore edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb