Ambiciet e Elon Musk pwr t’i hyrw politikws janw shfaqur edhe mw shumw ditwt e fundit. Pasi përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njoftoi formimin e një partie të re politike në SHBA, sekretari i Thesarit Amerikan tha se Musk duhet të vazhdojë të drejtojë kompanitë e tij dhe jo tw merret me politkw.

Shefi i Thesarit, Scott Bessent, tha se bordet e drejtorëve në kompanitë e Musk – Tesla dhe firma e raketave SpaceX – ka të ngjarë të preferojnë që ai të qëndrojë larg politikës.

“Mendoj se këtyre bordeve të drejtorëve nuk u pëlqeu ky njoftim dje dhe do ta inkurajojnë atë të përqendrohet në aktivitetet e tij të biznesit, jo në aktivitetet e tij politike”, tha Bessent.

Musk, i cili shërbeu si këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë për shkurtimin e madhësisë së qeverisë gjatë muajve të parë të presidencës së Trump, tha se partia e tij e re do të përpiqet në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit të ardhshëm të rrëzojë republikanët në Kongres që mbështetën “projektligjin e madh dhe të bukur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb