Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim theksoi se Shqipëria është vend model, për të treguar se kaloi nga shtypja dhe tashmë jep kontribut për botën, si me rastin e afganëve apo dhe për Ukrainën.

“Sekretari Pompeo ishte personi që më emëroi dhe ndihmën e nderuar që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore. Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë, por kjo lidhje vazhdon të jetë e pathyeshme. gjithçka nisi kur sekretari Beiker tha; liria jep rezultat.

Jam e kënaqur që jam këtu me ju dhe përkujtoj këtë ngjarje historike, që vazhdoi kjo lidhje. Shqiptarët janë bërë një model se si një vend të dalë nga shtypja. Ju vitin e kaluar kujtuat se pritët 1500 afganë, duke i kujtuar besën. Jemi duke punuar për dy projekte energjetike, që do e bëjnë Shqipërisë lojtare kyç. Së bashku jemi duke mbledhur botën për të ndaluar agresionin ndaj Putinit. Së bashku jemi duke punuar për të luftuar korrupsionin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE,. Ne kemi vendosur një prani amerikane këtu. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme. Gjatë 30 viteve të fundit, s’mund të kishim kërkuar një mik dhe një partner më të mirë se sa Shqipëria.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb