Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vendosur të mbledhë Këshillin NATO-Rusi më 12 janar 2022 dhe është “në kontakt” me Moskën.

Në muajt e fundit, Stoltenberg i ka ofruar Moskës në disa raste rifillimin e dialogut brenda këtij organi bashkëpunimi të krijuar në vitin 2002, i cili aktualisht është pezulluar për shkak të konfliktit në Ukrainë. Por autoritetet ruse nuk janë përgjigjur ende në mënyrë të favorshme.

(BAlkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb