Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg-Mihailovic ka vlerësuar Aleancën për  Mbrotjen e Teatrit dhe qëndresën e tyre.

Quaedvlieg-Mihailovic thotë se do ketë dhe një deklaratë nga BE për shembjen e Teatrit ndërsa i ofron ndihmë Aleancës për të arrestuarit gjatë rezistencës.

 

STATUSI NGA ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, na ka dërguar dje këtë email që dëshirojmë ta ndajmë me ju të gjithë:

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb