TIRANE– Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk i mjafton numri i kandidatëve që kanë shprehur interes nga radhët e pedagogëve të Drejtësisë për të nisur ngritjen e tyre.

Një gjë e tillë, i është bërë me dije kryetarit të Kuvendit Ilir Metam nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, përmes një shkrese, ku kërkohet që për shkak të kësaj pamjaftueshmërie, duhet të rihapet procedura për thirrjen e tyre.

Skenari të sjell ndërmend të njëjtin fat që pësoi vetting-u gjatë seancës së të hënës, kur lista iu rikthye Avokatit të Popullit dhe u kërkua hapja e garës sërish.

Në letër thuhet më tej se janë paraqitur pranë Kuvendit 6 kandidatë për KLGJ-në dhe 5 kandidatë për KLP-në.

Pra, ky numër, është më i vogël se numri prej 7 kandidatësh nga institucionet publike të arsimit të lartë ose Shkolla e Magjistraturës, dhe 3 kandidatësh nga institucionet jo publike të arsimit të lartë, që kërkon ligji.

Të drejtën për të rihapur garën, thekson Albana shtylla, e ka mbështetur edhe misioni i Euralius, ndërkohë që i referohet edhe Kodit të Procedurës Administrative.
foto dokument
foto dokument 2
foto dokument 3
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb