Jazzi, muzika kozmopolite brenda së cilës ndërthuren shumë stile muzikore me prejardhje nga kultura të ndryshme, vjen për herë të parë në një libër në gjuhën shqipe nga muzikanti Markelian Kapidani.

Ky libër iu vjen në ndihmë të gjithë atyre që studiojnë muzikë, të cilën Kapidani përpiqet ta trajtojë dhe analizojë nisur nga përvoja e tij si kompozitor dhe përformues. Përsa I përket muzikës Jazz, Kapidani thotë se i mungon vendit, por pohon se ka një numër në rritje të të rinjve që duan ta njohin këtë formë muzikore.

Problematikë mbetet mungesa e klubeve Jazz, dhe Kapidani kërkon që Ministria e Kulturës të kthejë sytë edhe te kjo kjo gjini muzikore.

Përsa i përket projekteve të ardhshme, Kapidani shprehet se në koncertet e tij të ardhshme do publikojë Albumet e reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb