Italia është sot në këmbët dhe në mendjen e Jorginho, profesori që vë në jetë çdo manovër të “azzurrëve”, njeri kyç në skemat e Roberto Mancini, titullari i vetëm i pazëvendësueshëm. Italia i detyrohet një falënderim të veçantë Maurizo Sarrit, mjeshtri i cili nxori në pah cilësitë e tij dhe që u kujdes në çdo detaj që Jorginho nga një i panjohur sot të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Duket e pabesueshme se si një lojtarë që mbylli një sezon sfilitës me Chelsea, me 56 ndeshje, të ishte i freskët sa një trëndafil në momentin kur u paraqit në Converciano për tu vendosur nën urdhrat e Roberto Mancinit. Në jetën e Jorginho si lojtarë një rol shumë përcaktues ka nënë e tij, Maria Tereza, një ish futbolliste amatore braziliane e cila kur ishte shtatzënë premtoi se nëse do të ishte djalë do ti transmetonte pasionin për futbollin por pa e ditur që djali i sajë do të bëhej një nga mesfushorët më të fortë në botë.

Pas divorcit me bashkëshortin e saj italian, Tereza së bashku me Jorginho u shpërngulën në Itali, në Verona, ku nisi dhe rruga e tij e gjatë dhe e vështirë si lojtarë, shpesh kur Jorginho dëshironte të hiqe dorë gjithnjë Tereza ishte aty për ta bindur: “Nëse e le nuk kthehesh në shtëpi. Duhet të qëndrosh dhe djali e bëri.

Jorginho
Jorginho

Një pikë e rëndësishme në karrierën e tij ishte Sarri, trajneri që i mësoi se si të kujdesej për fizikun e tij pasi Jorginho ishte i fiksuar pas pastave dhe picave. Sot Jorginho di ta bëjë më së mirë vetë, stërvitet gjithnjë edhe në moshën 30 vjeçare, dikur e bënte në rërën e plazhit ndërsa sot në fushat e shkëlqyera të Chelsea, në Londër, qytet ku jeton prej tre vitesh, ku arriti të fitojë Champions League ndërsa të dielën shpreson në një tjetër mbrëmje speciale, të fitojë Kupën e Evropës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb