LUSHNJË- Prokuroria e Lushnjës ka lënë të lirë dy të rinjtë të ndaluar një ditë më parë në Divjakë, pasi akuzoheshin për marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Alfons Spaho, 22 vjeç dhe Mario Kokoneshi, 27 vjeç u ndaluan pas denoncimit të prindërve të së miturës me iniciale V.M. Por pas hetimeve, organi i akuzës i ka me arsyetimin se “mungon një element i veprës penale”. Sipas prokurorisë të rinjtë nuk ishin në dijeni të moshës së të miturës, pavarësisht se kishte rezultuar se ata kishin kryer marrëdhënie disa herë me 13-vjeçaren.

Spaho dhe Kokoneshi u ndaluan mesditën e së mërkurë në pyllin e Divjakës, pasi u kapën duke kryer marrëdhënie me një të mitur. Ndërkohë në kohën e ndalimit me ta ishte edhe një 27-vjeçare, e cila është lënë e lirë, pasi ka deklaruar se shoqërohej me dy të rinjtë me dëshirën e saj.

Policia tha një ditë më parë se dy të ndaluarit, Spaho dhe Kokoneshi në hapësirë kohe të ndryshme kanë kryer marrëdhënie me shtetasen e mitur me V.M.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb