Deputeti laburist në Britani, Keith Vaz është vënë në qendër të një skandali seksual, pasi ka paguar dy meshkuj nga Evropa Lindore për të bërë seks në apartamentin e tij.

Mediat britanike kanë publikuar sot bisedat e regjistruar të babait të dy fëmijëve teksa kërkonte dy meshkujt për seks.

Ai i pyeste ata për gjëra të hollësishme në lidhje me drogat dhe seksin. “Më lini të shikoj çfarë bëni?Si e bëni këtë punë”,- mësohet të ketë thënë Vaz.

Sipas Daily Mail, këto regjistrime të reja hedhin dyshime mbi pretendimin e politikanit se është droguar mbrëmjen e 27 gushtit.

Në kasetën e re tregohet momenti kur ish ministri për Europën, aktualisht president i komisionit parlamentar për punët e brendshme, kontakton për të marrë shërbimin eskort. Ai hiqet si një shitës makinash me emrin Jim dhe kërkon që të trajtohet si “k…” Nga ana tjetër i përgjigjet punonjësi i seksit “Ju s’ja se keni idenë çdo të thotë të trajtohesh si një k…”. “Më trego…”,- vijonte Vaz.

Njeriu që dyshohet se pagoi në emër të Vaz nga 150 paund për secilin nga meshkujt quhet si Daniel Dimitru Dragushin, një njeri i lidhur me aktivitet bamirësie, ndërsa mësohet të ketë deklaruar se nuk e ka ditur që paratë do shkonin për këtë qëllim.

Mediat deklaruan që Vaz mund të paraqesë sot dorëheqjen.

I lindur në Aden të Jemenit, Keith Vaz është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, ku ka studiuar juridik e me pas u bë avokat. Në qeverisjen e Tony Blair ai ka qenë i pari deputet i cili ka pohuar se vota për të dalë nga BE do të ishte katastrofike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb