Një statujë e artë e veshur me rroba gjumi, që i ngjason Harvey Weinsteinit është vendosur në Hollywood. E gjithë kjo para ceremonisë së Oscarëve të së dielës, ku pritet edhe të protestohet për prezencën e regjisorit.

Harvey Weinstein

Skulptura, e titulluar Casting Couch, është një bashkëpunim midis artistit të Los Angelesit, i njohur si Plastic Jesus dhe artistit Joshua “Ginger” Monroe.

Plastic Jesus tha se skulptura synon të vërë në qendër të vëmendjes krizën seksuale të industrisë së zbavitjes dhe rolin turpërues të producentit, raporton tg.

_weinstein1

Harvey 65-vjeçar është akuzuar për ngacmim seksual, sulm dhe përdhunim të rreth 100 grave. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.

Harvey Weinsteini 2

Shumë nga veprat e pretenduara thuhet se kanë ndodhur në dhomat e hoteleve, ku kishte veshur rroba banjoje, ashtu siç është edhe dizajni i skulpturës. Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet të dielën në Los Angeles të SHBA-ve.

Oscars Weinstein Statue, Los Angeles, USA - 01 Mar 2018

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: