LUSHNJE- Kapen në pyllin e Divjakës duke kryer marrëdhënie me një të mitur, prangosen dy të rinjtë. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së rrethit Lushnje, bëjnë me dije se janë ndaluar shtetasit Alfons Spaho, 22 vjeç dhe Mario Kokoneshi, 27 vjeç nga Divjaka.

Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë në pyllin e Divjakës duke kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ndërkohë në momentin e ndalimit me ta ka qenë dhe një vajzë 27-vjeçare, e cila është lënë e lirë pasi ka deklaruar se shoqërohej me të arrestuarit me dëshirën e saj.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të ndaluarit, Spaho dhe Kokoneshi në hapësirë kohe të ndryshme kanë kryer marrëdhënie me shtetasen e mitur me V.M. 13-vjeçarja është shoqëruar në polici, ku është marrë në pyetje në praninë e psikologut. Ndërkaq dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar organit të akuzës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb