Në Gjykatën e Shkupit është zhvilluar sot seanca gjyqesore e rastit “Erasmus”, ku nje profesor i fakultetit Ekonomik akuzohet për kërkim të favoreve seksuale ose ryshfetit për t’i dhënë notë kalimtare një studenteje.

I akuzuar është profesori i Fakultetit Ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev, transmeton Gazeta Lajm. Deshmitar në këtë rast është Dejan Trajkoviç, ish i punësuar në fakultet.

Ai ka thënë se ka ndërmjetësuar në një rast kur një studente ka kërkuar notë kalimtare. Profesori Shuklev sipas tij, ka kerkuar favore seksuale ose 1000 euro, pasi studentja ka qenë e dobët per te kaluar vete.

Studentja ka pranuar të paguaj, por nuk ka pranuar të flejë me profesorin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb