Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pas ironisë së ish-kryeministrit Sali Berisha për negociatat mbi presidentit.

Bëhet fjalë për një postim në rrjetin social Facebook të Berishës, ku shfaqej një karikaturë që ironizonte negociatat për presidentin duke thënë: “Sekti i vetëposhtërimit”.

Ndërkohë, Bardhi i është përgjigjur me një postim në Twitter.

“Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”, ka shkruar ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb