Enton Abilekaj në emisionin “Në shënjestër’ foli për trafikun e kokainës.

Ndërsa u ndal tek sekuestrimi i 119 kg kokainë në Romanat, Abilekaj tha se ky është një rast ku edhe kompania duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.

Është e pamundur sipas tij që kompania të mos jetë në dijeni se çfarë po transporton, duke shtuar se duhet të japë shpjegime se si u futën arkat brenda në kamion.

‘Fakti që nuk asnjë hetim të plotë asnjë të dënuar të rëndësishëm, fakti që këta edhe pasi kapen tregon që këtu ka një garanci që këtu ka një projekt’, u shpreh ai, duke shtuar: ‘Kompania duhet të mbajë përgjegjësi së si u futën arkat. Këtu i ke brenda në kontejner dhe nuk mund ti fusë një njeri që nuk është punonjës dhe kompania duhet të mbajë përgjegjësi për atë që sjell. Pra nuk mund të jetë rastësi dhe nuk mendojmë se penalizojmë dikë. Duhet të japim shpjegime nëse nuk mban kompania përgjegjësi se si futen arkat brenda kush do të mbajë përgjegjës, shoferët se deri tani vetëm shoferët dënohen. Ne jemi një shtet që kemi vendosur trafikun si zgjedhje që në 2016. Në 2016 Shqipëria u kanabizua me urdhër qeverie dhe nuk është rastësi sot që ne tregohemi me gisht si vendi kryesor i furnizimit me kanabis, kjo është zgjedhje e qeverisë. Të gjitha këto janë çështje të politikës të mbrojtjes së trafiqeve. Kjo është politikë e një qeverie që krimin ta investojë në ekonomi dhe të nxjerrë përfitimet e veta’.

 

(BalkanWen)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: