Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e një sasie të madhe eurosh në aeroportin e Rinasit.

Burime zyrtare thanë se janë bllokuar në cilësinë e provës materiale 18500 euro, ndërsa ka nisur procedimi penal për 46-vjeçaren Festime, C., për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.
Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.
Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.
Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb