DURRES

Sot në Portin e Durrësit autoritetet shqiptare kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të madhe parash, që besohet se është afër 2 milionë euro.

Shuma e madhe e parave është gjetur brenda në një kamion, i cili vinte nga Bari.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në shoferi i kamionit, që u arrestua sot është Andon Thanasi.

Përpos arrestimit të shoferit të kamionit Thanasi, në polici janë shoqëruar edhe shumë persona, të cilët janë marrë në pyetje për vlerën e madhe të sekuestruar në port.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb