DURRES

Sot në Portin e Durrësit u ndalua një kamion me afër 2 milionë euro para të gatshme brenda tij.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” se targat e kamionit ku u gjet shuma e madhe e parave është TR 2046 U.

Kamioni është kthyer ditën e djeshme në orën 01:30 minuta nga Bari.  Ky kamion, përpara katër ditësh ka dalë nga Shqipëria.

Policia e ka bllokuar kamionin për kontroll. Kontrolli ka ardhur, pas dyshimeve që kishin forcat e policisë, pas marrjes së informacionit në rrugë operative.

Ndërsa, gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se bëhet me dije se paratë u gjeten te fshehura mes kokës së kamionit dhe rimorkios.

Nuk është zbuluar ende numri i saktë i parave, pasi vijon numërimi.

Kamioni me targe TR 2046 U i përket një firme fasonesh që sjell në vend materiale për këpucë femrash.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb