Gjykata e Durrësit caktoi masën ‘arrest me burg’ për kapitenin e anijes ruse, që u kap me 22 22 500 ton naftë kontrabandë në port.

Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, për Alexy Smaznov, avokati Artjon Beqiraj pretendon masë më të lehtë sigurie, atë të ‘arrestit të shtëpisë’, që do të thotë që të qëndronte në anije. Ai tha se nuk ka asnjë indicie që kapiteni të jetë përfshirë në kontrabandë.

“Kapiteni nuk ka bere asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë dhe jo të bllokohet. Ne rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë, pasi anija ishte në radhë nga tregtari i mallit”, tha avokati i kapitenit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb