TIRANE- Deputeti i PD-së Klevis Balliu iu është bashkuar reagimeve për sasinë e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën, duke e cilësuar si garantues të transportit të paligjshëm të parave të drogës.

Mes ironisë ai theksoi se tashmë Balla i plotësoi kushtet për t’u bërë ministër i Brendshëm. Po ashtu demokrati tha se lekët dhe makina ‘Toyota’ ku gjet sasia e eurove, i përkasin Ballës.

REAGIMI I BALLIUT
Taulant Balla, tashmë plotëson të gjitha kriteret për të qenë Ministër i Brendshëm.
Garanton transportin e parave të drogës, bashkëpunon me trafikantët, ka miq dhe shokë banditë e kriminel.
Lekët e Ballës, droga e Ballës, makinat Toyota janë të Ballës.
Kjo qeveri është e kapur prej fyti nga mafia, krimi e droga.
Taulant Balla sot i fshihet medias dhe ka frikë të ballafaqohet me gazetarët.
Kjo qeveri është kërcënim për të ardhmen e vendit, për demokracinë dhe integrimin ne BE.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb