Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” lidhur me mega-operacionin që u finalizua falë bashkëpunimit të Antimafies Italiane dhe Policisë Shqiptare, theksohet se nga veprimet hetimore se në Provincën e Kremones u zbulua gjithashtu një punishte që përpunonte heroinë .

Në korrik të 2017 policia ka mbajtur nën vëzhgim shtetasit shqiptar Francesco Ceci, i cili qëndronte në një banesë në Cremona dhe gjithashtu përdorej edhe nga shqiptari Ilir Duro.

Në datën 31.07.2017 Ilir Duro është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Kremonës dhe në të njëjtën kohë janë regjistruar edhe mesazhe kur Ilir Duro paralajmëronte bashkëpunëtorin e tij Francesco Ceci se e kishte ndaluar policia dhe të hiqte lëndën narkotike nga banesa e tyre.

Gjithashtu në dosje theksohet se për të përforcuar përgjegjësinë e Gernard Agos në sekuestrimin e sasisë prej 4.6 kg heroinë, vlen të përmendet biseda mes personave të pranishëm regjistruar dy vjet më vonë në automjetin Audi Q5 në përdorim të Gernard Agos, ku ai fliste jo vetëm për trafikun e heroinës kryer në zonën e Milanos.

  • foto galeri

Furnizimi me drogë i shtetasit Alfred Luli dhe sekuestrimi i 4,6 kilogram heroinë me arrestimin e shtetasve Fran cesco Ceci dhe Tlir Duro.

Nga veprimet hetimore të kryera janë mbledhur provat e mjaftueshme për të provuar faktin se shtetasit Emirjan Beu dhe Gernard Ago në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë shtetasit Alfred Luli sasinë e lëndës narkotike. prej 5,9 kilogram kokainë, që i është sekuestruar në Bergamo shtetasit Alfred Luli në datën 29.03.2017.

Po kështu, janë mbledhur provat e mjaftueshme për të provuar faktin se shtetasit Emirjan Beu, Genard Ago dhe Branjol Ago, kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme sasinë e lendes narkotike prej 4,6 kilogram heroinë, që i janë sekuestruar shtetasve Francesco Ceci dhe llir Ceci në datën 31.07.2017. Nga ana e tij shtetasi Francesco Ceci në datat 21.07.2017 dhe 26.07.2017 ka shpërndarë te persona të tjerë lëndë narkotike.

Pjesë nga Përgjimet:

Enkeleda BAKALLI: Ti e pyet, thuaj filan. Prit apo jo.

Rexhep DALLUPI: Por të shohim se çfarë thotë ky.. sepse unë i thashë ketë (AGO Gernard- it.) të jap 5000 euro (paraprakisht) dhe jemi vendosur ndërsa ai donte të gjitha lekët sepse “do ti fus në mi paratë”, i thashë “nuk më intereson se çfarë bën ti, e di Emirjan nuk të njoh …” dhe ai me tha “eh por unë do t’i marr lekët Emirjanit” por pastaj nëse i merr leket e Emirjanit ti çfarë dreqin me thuaj 30 mijë leke (euro)… që fola me të dhe më thotë se do ta çojë në 32.. ja nëse është rritur me 3.. 2 pike një. ti mbaje dhe një unë dhe unë nuk të kam thënë është 33 se e di që është rritur, e kupton? Por jo se më thua me 36 tani.. 3 mijë euro direkt. Pastaj mbase për një muaj më thotë edhe 2000, me thotë “eh po nuk më shkon ‘por shok ti i di konventat, ti punon për ty dhe unë për mua…nuk punoj për ty..

Enkeleda BAKALLI: E sigurt..

Rexhep DALLUPI: Nuk flas më me të…

Enkeleda BAKALLI: Shkoni nesër te takoni Erin!

Rexhep DALLUPI: Le të flasim fillimisht me ta dhe të shohim çfarë do të thotë… më vonë Jani (DALLUPI Arjan) do të flasë me Noizin dhe të shohim çfarë do të thotë, nëse jo takoj ERI-n dhe i them ERI-t “mik, unë do merr një gjysmë vëllai!”.

Enkeleda BAKALLI: Ndoshta ju jep edhe ketë me çmim më të ulët.

Rexhep DALLUPI: Kështu do të thotë edhe ai me 33- 34 çmime të njejta.

Enkeleda BAKALLI: Atëherë më mirë të largohesh nga jo!

Rexhep DALLUPI: Por lekët i do në dorë …17 mijë euro kam për t’i dhënë ERI-t ?!

Enkeleda BAKALLI: Jo jo.

Rexhep DALLUPI: I marr 100-200 me lekë në dorë dhe as unë as ai s’kam një hall.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: