14 vite pas arrestimit të bujshëm të 2 oficerëve të policisë së Sarandës, Ylli Kapo dhe Gentian Baba dhe shpalljes në kërkim të Ermal Nikës e Pelivan Mehmetajt për një sasi prej 648 kg marijuanë, Prokuroria ka zbuluar në pakot me drogë gjurmët e gishtave edhe të dy personave të tjerë.

Kur të gjithë mendonin se kjo çështje ishte arkivuar pas dënimit përfundimtar të Kapos dhe Babajt me nga 5 vjet e 4 muaj burgim, Mehmetajt me 6 vjet e 8 muaj burgim, të cilin po e kryen pas ekstradimit nga Italia në 2014 dhe dënimit në mungesë të Ermal Nikes me 5 vjet e 4 muaj, gjurmët e gishtave kanë çuar në akuzë dy të tjerë.

Behët fjalë për Alban dhe Gazmend Bashajn, të dy nga Lazarati. Në 13 korrik të këtij viti, analiza krahasuese e 10 gjurmëve të gjetura ne 649 pakot e sekuestruara ne 16 korrik 2006, rezultoi se 5 prej tyre i përkisnin 30-vjeccarit Alban Bashaj nga Lazarati. Në 5 gusht 2020, prokuroria e Sarandës cakton ndaj tij masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne Burg” e cila ekzekutohet në Gjirokastër në 30 gusht 2020, gjatë një operacioni ku policia sekuestroi në banesën e tij në Lazarat edhe 10 rrënjë “cannabis sativa”. Në 1 shtator Gjykata e Sarandes i komunikoi Bashajt vendimin e mases se sigurise duke e derguar ne Paraburgim, ndërkohë që në 18 shtator një gjurme e gjashte, ajo me germen “F”, e sekuestruar 14 vjet me pare, rezultoi e formuar nga pëllëmba e Bashajt duke i shtuar një prove më tepër prokurorisë në cështjen ne ngarkim te tij.

Pelivan Mehmetajt

  • foto galeri

Megjithate hetimet nuk perfunduan me kaq. Ne 24 nentor 2020, Prokuroria e Sarandes urdhëroi nje tjetër ekspertim daktiloskopik krahasues dhe me aktin e 3 dhjetorit te ketij viti zbuloi se 2 gjurme te tjera te sekuestruara ne pakot me droge, rezultuan te jene te shtetasit Gazmend Bashaj nga Lazarati. Ne 19 dhjetor, Prokuroria e Sarandes cakton ne mungese ndaj tij masen e sigurimit “Arrest ne Burg”, qe ekzekutohet ne Kukes ne 22 dhjetor. Megjithatë ne seancen e 23 dhjetorit, Gjykata e Sarandes vendosi te liroje Gazmend Bashajn me argumentin se e kishte vuajtur me pare denimin per vepren penale “prodhim dhe shitje narkotikesh”. “Ndodhur në këto kushte kjo gjykatë vlerëson se jemi përpara gjësë së gjykuar dhe për pasojë i dyshuari nuk mund të procedohet dhe të dënohet dy herë për të njëjtin fakt”, u shpreh Gjykata duke ju referuar nje denimi te meparshem nga po kjo Gjykate, atij me nr. 23-2-13-1023 (61) te vitit 2013, ku Basha rezulton i denuar me 5 vjet burg per te njejten ceshtje. Atehere Gjykata e Sarandes i bashkoi atij edhe denimin me 4 vjet e 5 muaj burg te Gjykates se Apelit Korce per nje ngjarje ku ai ishte kapur me 42 kg marijuane dhe perfundimisht u denua me bashkim denimesh me 5 vjet burg.

NGJARJA:
Në datë 07.12.2005 në Prokurorinë për Krime të Rënda është regjistruar procedimi penal nr.99 në ngarkim të shtetasit Xhelil Gervishi, më banim në Lazarat, Gjirokastër, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa nga të dhënat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në, Ministrinë e Brendshme, rezultonin të ishin pjesë e këtij trafiku edhe të gjykuarit Gentian Baba e Ylli Kapo, punonjës policie, dhe në këto rrethana janë regjistruar emrat e këtyre shtetasve në hetim në kuadër të procedimit të mësipërm. Siç ka rezultuar nga provat e administruara në gjykim, të gjykuarit Pelivan Mehmetaj, Ylli Kapo e Gentian Baba janë takuar në datë 14.07.2006 në fshatin Borsh, qyteti Sarandë, ku ka qenë i gjykuari Pelivan Mehmetaj i cili u ka kërkuar të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati Derviçan i rrethit Gjirokastër deri në fshatin Piqeras të rrethit Sarandë. Në datën 16.07.2006 të gjykuarit e mësipërm janë takuar edhe me të gjykuarin Ermal Nika dhe janë nisur me automjete të ndryshme nga qyteti i Sarandës drejt Gjirokastrës ku do të takonin edhe fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb