Të tjera detaje dalin në dritë nga sasia e kokainës që u kap sot në portin e Durrësit, në një kontejner me prodhime deti që vinte nga Ekuadori. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se kontejneri, brenda të cilit kishte 7 kg kokainë, kishte disa ditë që kishte mbërritur në portin e Durrësit.

Pas dyshimeve se në të fshihej drogë, policia ushtroi kontrolle të imtësishme në kontejner, ku në pjesën e kapakëve të ventilimit u gjetën pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë rreth 7 kg dhe një GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”. Në lidhje me operacionin në pranga ka rënë shtetasi Denis Doda, administrator i firmës Fish Co Tirana, për llogari të së cilës ishte futur lënda narkotike në Shqipëri.

Kujtojmë se 48 orë më parë u kap një sasi kokaine në portin e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb