Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sasinë e parave të bllokuara sot në Portin e Durrësit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë marrjes në pyetje të shoferit 20-vjeçar, Jetmir Ismaili nga Hasi, ka pohuar se nuk ishte në dijeni të sasisë së parave pasi ai bënte transport mallrash Angli-Shqipëri.

Deri më tani nuk dihet sasia e parave të sekuestruara, (sasi e madhe) të cilët mësohet se janë valuta të ndryshme. Aktualisht policia po vijon numërimin e parave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: