VLORË- Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata caktoi masën e sigurimit “arrest në burg” për 4 prej personave të ndaluar si të dyshuar për falsifikimin e dokumentave në regjistrimin e truallit prej 220 hektarë në plazhin e Shën Vasilit në zonën e Karaburunit.

Në bazë të kërkesave të Prokurorisë, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit:

– Rajmond Mezi, në emër të të cilit është regjistruar prona
– Enkes Hysendhima, avokat
– Blerina Dhrami, ish-nëpunëse e Hipotekës, Vlorë
– P.P. (shpallur në kërkim)

Masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për:
– Belona Seraj, notere (për shkak se ka fëmijë në moshë të vogël)

Masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra” për:
– Donika Besimaj, përgjegjëse e arshivës në Gjykatën e Vlorës (për shkak të moshës mbi 60 vjeç)

Pak ditë më parë policia 220 hektarë truall në zonën e Karaburunit u sekuestruan pasi ishin me dokumente të falsifikuara. Toka kap vlerën e 100 milion eurove.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb