Rreth 1000 bimë kanabisi u zbuluan në një shtëpi në qendër të Wavre, Belgjikë dhe dy shqiptarë janë ndaluar.
Një patrullë policie në zonën e Brukselit ka kapur mbrëmjen e së mërkurës një makinë në të cilën ndodheshin dy shtetas shqiptarë të moshës 30 dhe 35 vjeç përkatësisht, me banim në Leeuë-Saint-Pierre, në Brabant dhe në Saint-Gilles, në Bruksel.

Kontrolli i mjetit bëri të mundur zbulimin e elementëve që nxisin policinë të kërkojë nga organet gjyqësore kontroll në një banesë që ndodhej përgjatë rrugës Chapelle Sainte-Wlisabeth, në Wavre. Kontrolli në qytetin e Maca i lejoi hetuesit të arrinin në përfundimin se dy personat e kapur po monitoronin një plantacion me rreth 937 bimë kanabisi.

“Hetimi është vetëm në fillimet e tij dhe nuk dihet për momentin se kur është nisur ky plantacion dhe nëse ka lejuar korrjen”, saktëson zëdhënësi i prokurorisë së Brabantit të Valonit. Të dyshuarit e kapur në rajonin e Brukselit u paraqitën të enjten në mbrëmje tek një gjykatës hetues në Nivelles. Ndaj tyre janë kërkuar urdhra arresti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb