GREQI-Sekuestrohen 132 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake, operacioni u mbajt në Urën e Vrosinës, pranë Janinës. Mësohet se janë ndaluar dy mjete, ku në njërin prej tyre u gjetën 132 kg drogë, ndërsa tjetri shërbente për kontrollin e rrugës.

Po ashtu, bëhet e ditur se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 17 dhe 22 vjeç. Sakaq, në pranga ranë edhe një vajze greke 17 vjeçe dhe një 20-vjeçar.

Nga verifikimet e policisë greke dhe asaj shqiptare ka rezultuar se dy automjetet e sekuestruara nuk kanë hyrë apo dalë në territorin e Shqipërisë, si dhe dy personat e arrestuar për herë të fundit kanë dalë nga territori i Shqipërisë në fillim të muajit Shtator 2016.

Policia shqiptare konfirmoi se po bashkëpunon me kolegët e greke për të hetuar lidhjet e mundshme të aktivitetit kriminal, të personave të arrestuar me shtetas në territorin e Shqipërisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: