VLORË- Rreth 15 kg drogë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ndërkohë që ka përfunduar në pranga një i ri. Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të zakonshme që u bëjnë automjeteve që kalojnë në Pikën Kufitare të Portit të Vlorës, kanë konstatuar një mjet të dyshimtë i cili posedonte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është bërë mjetit tip “BMW” me targë AA 225 MK, që drejtohej nga 26-vjeçari Sokrat Sulejmani, shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike prej 15 kg e 740 gram të llojit “Cannabis-sattiva”.

Lënda narkotike ishte e ndare në 15 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të dyerve anësore (traversë).

Menjëherë policia ka bërë fillimisht shoqërimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të 26-vjeçarit Sulejmani, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: