SHKODER- Sekuestrohen 17 kg kanabis në një automjet në Pikën Kufitare të Hani Hotit, ndërsa në pranga përfundoi një 29-vjeçar gjerman. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi Paëel Keksel.

Të njëjtat burime theksuan se dje gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Volvo” me targë HAIC130, me drejtues dhe pronar shtetasin gjerman, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku në pjesë të ndryshme të automjetit u gjetën 31 pako me peshë 17 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: