Sekuestrohen 2 kg marijuanë në kufirin me Greqinë. Mësohet se sasia e drogës u gjet nga patrulla e policisë kufitare në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve” në Konispol. Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi Niko Kobuzi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Berat, i cili po tentonte të kalonte kufirin e gjelbër për në Greqi.

Nga kontrolli i ushtruar mbi të iu gjetën brenda në çantën e shpinës dy qese plastmasi me ngjyrë të zezë që brenda kishin marijuanë. Qeset ishin të lyera me shtresë kafeje me qëllim që të shmangej era e lëndës narkotike.

Grupi hetimor i Komisariatit të Policisë së Sarandës shkoi në vendngjarje për hetime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb