GJIROKASTËR- Policia Kufitare e Kakavijës godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike duke sekuestruar rreth 20 kg marijuanë dhe arrestuar një 55-vjeçar.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë kontrollit në vijën e dytë nga policia kufitare të automjetit tip “Citroen” me targa IEM 1162 me drejtues shtetasin, Vangjel Kananaj nga Fieri, në dyshemenë e karrocës së lidhur pas automjetit janë konstatuar dhe zbuluar 18 pako, rreth 20 kg lëndë narkotike Canabis Sativa. Është arrestuar në flagrancë ky shtetas për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa droga, automjeti dhe karroca u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: